Napoli e përdor Cristianon për letër higjjienike

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 09:21 | Nga

Cristiano Ronaldo ishte goditja e verës në merkato. Ylli portugez u transferua nga Real Madrid te Juventusi dhe në Napoli nuk është pritur aspak mirë kjo gjë.

Në të gjithë qytetin jugor italian kanë nisur shitjet e një letre higjjenike që ka foton e sulmuesit me fanelën bardhezi.

Kjo nuk është hera e parë që në Napoli ndodh kjo gjë. Para dy vitesh, letrat higjjienike shiteshin me fytyrën e Gonzalo Higuain, i cili la Napolin pikërisht për Juventusin.

Në sezonet e fundit është ndezur shumë rivaliteti mes Juventusit dhe Napolit, skuadra që kanë luftuar për titullin kampion këto vite, në mungesë të Interit dhe Milanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme