Napoli rrëmben pozitën e dytë në Itali

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 16:58 | Nga

Napoli ka mposhtur Chievon si mysafire me rezultat 3 me 1 për të rrëmbyer pozitën e dytë në tabelën e Series A.

Klubi napolitan nisi serinë e golave në minutën e 31-të. Lorenzo Insigne shënoi i pari pas asistimit të Elseid Hysajt. I dyti shënoi Marek Hamsik, që mbylli numrin e golave për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Piotr Zielinshki trefishoi epërsinë e mysafirëve, ndërsa Riccardo Meggiorini shënoi golin e nderit për Chievon.

Napoli tani ka 54 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara. Nëntë pikë më shumë ka lideri Juve që po marshon sigurt drejt titullit të radhës. Në pozitën e tretë është Roma me 53 pikë.

Të ngjashme