Ndahen vërtetimet e para për sponsorizim, Gashi i sheh si mundësi për zhvillimin e klubeve sportive

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:55 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka shpërndarë vërtetimet e para të sponsorizimit në fushën e sportit.

Me këtë rast ministri, Kujtim Gashi tha se sot është ditë e madhe për sportin sepse po fillon zbatimi i Ligjit për Sponzorizimet. Sipas tij, kjo është mundësi shtesë për zhvillimin e klubeve sportive, raporton Ekonomia Online.

“Po ndajmë tri vërtetimet e para të sponsorizimeve për sportin. Ka qenë përkushtim i yni që nga dita e parë ta zbatojmë ligjin për sponzorizim. Është dite e rëndësishme, e madhe për sportin kulturën dhe rininë. Sot përfituesit do ta kenë bëjë mundësi tjetër për zhvillimin e klubeve të tyre. Kanë benificionet e veta sipas ligjit. Kanë qenë edhe disa dilema në fillim të zbatimit të këtij ligji sepse është thënë që bie ndesh me një ligj tjetër të ministrisë së financave, por gjithçka është sqaruar.”

“I ftoj të gjitha kompanitë që të japin donacione për klubet që po zhvillojnë sportin, të financojnë dhe aktivitetet kulturore dhe rinore. Nuk do të ndalemi, do të shqyrtojmë në afat rekord edhe kërkesat e reja. Kanë qenë të interesuara mjaft kompani dhe sot është ditë shprese për sportin, tash jemi bashkë që ta zhvillojmë kulturë dhe sportin”.

Gazmend Hoxha nga klubi i volejbollit “Luboteni”, e vlerësoi si shumë të rëndësishme ndarjen e vërtetimevr për sponzorizim, duke thënë se kjo ditë shënon fundin e fukarallëkut në sport.

“Komiisoni k abere pune të mire dhe të shpejtë. Përftues kryesor sot të jenë rinia jonë, sportistë tanë. Sot është dite e madhe, e përfundimit të fukarallëkut në sport. Shpresoj që rezultatet do të vijnë ngadalë ngadalë”.

Pronari i kompanisë “Syteska Contact”, Sylejman Gashi, e cila është sponzore e klubit të xhudos “Sankaku” u bëri thirrje bizneseve qe sa më shumë ti mbështesin klubet sportive.

“Spoznorizojme klubin e xhudos sankaku dhe jemi të lumtur për këtë. I ftoj kompaninë të spozorizojnë sepe ëshë e rëndësishme për rininë. Të na bashkohen sepse e kemi ligjin më të mirë në rajon”.

Ligji për Sponzporizimet, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2017, rregullon përkrahjen dhe mbështetjen financiare e materiale të aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive përmes sponsorizimeve dhe reklamave, raporton EO.

Qëllimi i sponsorizimit është realizimi, përkrahja, promovimi dhe mbështetja e veprimtarive dhe aktiviteteve në këto fusha.

 

Të ngjashme