Ndeshja mes Anglisë dhe Zvicrës me transmetim interesant

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 16:36 | Nga

Miqësorja mes kombëtares angleze dhe asaj zvicerane do të jetë e veçantë në bazë të transmetimit, pasi ajo në 25 sekondat e para do të ketë transmetim bardhezi, shkruan The Guardian.

Abonentët e Sky Sports do të shohin 25 sekondat e para të lojës në bardhezi, pasi fushata Kick It Out e cila lufton racizmin në futboll shënon 25 vjetorin e saj, transmeton Klan Kosova.

Fushata Kick It Out u krijua në vitin 1993, pas abuzimit të përhapur racist në vitet 90 – ta dhe një klimë frike midis komuniteteve etnike minoritare në lagjet rreth shumë fushave të futbollit.

Miqësorja do të zhvillohet të martën në stadiumin e Leicester ‘King Power’, të martën nga ora 21:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme