Ndeshja Ukrainë-Kosovë luhet në Lituani

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 21:18 | Nga

Federata e Basketbollit të Kosovës ka arritur marrëveshje me FIBA-n dhe Federatën e Ukrainës që ndeshjen kualifikuese për Eurobasket ndaj Ukrainës të zhvillohet në Vilnius të Lituanisë më 14 shtator.

“Për shkak se Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe me këtë rast edhe pasaportën e Republikës së Kosovës, Federata e Basketbollit e Ukrainës nuk ka arritur t’i sigurojë hyrje Kombëtares sonë për në vendin e tyre dhe pas konsultimit tripalësh, në mes Federatës së Ukrainës, FIBA-s dhe Federatë së Basketbollit të Kosovës është arritur marrëveshja që ndeshja të luhet në Vilnius të Lituanisë”, ka njoftuar FBK-ja.

“Ndërkaq ndeshja e parë në mes këtyre dy kombëtareve ashtu siç është paraparë ditë më parë nga FBK do të zhvillohet në palestrën ‘Minatori’ të Mitrovicës më 3 shtator”, thuhej në njoftimin e Federatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme