Ndryshime ne NBA, reduktohet numri i “Time Out”

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 13:40 | Nga

Sezoni i ri në NBA do të nisë me disa ndryshime. Pas mbledhjes së përvitshme të pronarëve të 30 skuadrave të kampionatit amerikan të Basketbollit, komisioneri Adam Silver, njoftoi reduktimin e numrit të pushimeve të kërkuara nga skuadrat gjatë një ndeshjeje nga 18 në 14, si dhe afrimin me 10 ditë të datës së mbylljes së merkatos. Për rrjedhoje sezoni i ri 2017-2018 do të nisë më 17 tetor, pra një javë më herët se zakonisht. Shtrirja në një kohë më të gjatë e sezonit të rregullt ka si synim shangien e zhvillimit të tre takimeve në 4 apo 5 ditë. Afrohet edhe mbyllja e merkatos së shkëmbimeve, për t’u dhënë mundësi skuadrave që të bëjnë ndërhyrjet e nevojshe në organikë para zhvillimit të All Star Game.

Sa i takon reduktimit të numrit të pushimeve në një ndeshje, nga 18 në 14, është vendosur gjithashtu që në 3 minutat e fundit të lojës një skuadër nuk mund të kërkojë më shumë se 3 pushime. Edhe në kohën shtesë mund të shfrytëzohen vetëm 2 pushime për secilën skuadër. Kohëzagjatje e pushimit nuk mund të jetë më nga 60 në 90 sekonda por fiks 75 sekonda. Këto ndryshime synojnë që ritmi i lojës të jetë sa më i lartë.

Në këtë mbledhje është hedhur poshtë ndryshimi i strukturave të dy Konferencave duke shtuar dy skuadra, Seatle dhe Las Vegasin. Sipas Adam Silver po të pranohej ky propozim, do të shtohej numri i udhëtimeve. Gjithsesi kjo mbetet një cështje për t’u diskutuar në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme