Në Kazan, njëri gjigant do “të mbytet”

Prishtinë | 06 Kor 2018 | 09:17 | Nga

Në një Botëror të goditur vazhdimisht nga dështimi i gjigantëve, Brazili e Belgjika ia kanë dalë të mbijetojnë dhe do të takohen ndërmjet vete në një çerekfinale të fuqishme.

Dy përfaqësueset, që prej fillimisht është vlerësuar se mund të arrijnë larg, kanë arritur në mënyra të ndryshme në tetë më të mirat, por janë të trimëruara nga fitoret e fundit, transmeton Koha Ditore.

I inspiruar nga Neymari brilant, Brazili ka fituar 2:0 ndaj Meksikës së fuqishme. Ajo fitore ka bërë që ekipi i Tites të jetë favorit i madh për të fituar titullin e gjashtë të botës.

Ishte një ndeshje shumë më e vështirë për Belgjikën në një të tetën e finales. Pasi kaloi në disavantazh 2:0 ndaj Japonisë, belgët u kthyen fuqishëm për të fituar 3:2 në fund.

Ajo ndeshje është vlerësuar si dëshmi për kualitetin e madh në skuadrën e Roberto Martinezit, por edhe për vendosmërinë e saj për të pasur një Botëror të suksesshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme