Në Kosovë ditëlindja e Bill Clintonit festohet me turnir futsalli

Prishtinë | 19 Gus 2017 | 16:32 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të ditëlindjes së 71-të të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka organizuar një turnir në futsall.

Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës” ka thënë për Ekonomia Online se përmes këtij turniri po mundohen të shprehin falënderimin për të mirat dhe kontributin që ka dhënë ish-presidenti Bill Clinton, dhe populli amerikan, për çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës.

Ai ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës që e ka përkrahur realizimin e kësaj ngjarjeje.

Katër ekipet pjesëmarrëse në këtë turnir janë: Fc Prishtina, Fc Përparimi, Fc Juniku dhe Fc Drenica. Përveç kësaj do të zhvillohet edhe një miqësore mes një ekipi të Ambasadës Amerikane dhe një ekipi nga  Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në fund do të bëhet edhe ndarja e kupave dhe e medaljeve.

 

Të ngjashme