Në Stoke City presin që Shaqiri të bëhet lider

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 09:11 | Nga

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, shpreson se forma e Xherdan Shaqirit në fund të edicionit të kaluar të vazhdojë edhe në edicionin e ri, shkruan sot Koha Ditore.

Hughes, të martën, në një konferencë të organizuar në një kamp në Zvicër, ku është duke u përgatitur Stoke City, ka thënë se pret që Shaqiri të bëhet lider i ekipit.

“Shaqiri ka pasur probleme sezonin e kaluar me disa lëndime, por në fund të sezonit arriti të kthehet dhe performanca e tij ishte shumë e fortë. Na ka ndihmuar shumë. Shpresoj të mos ketë më lëndime dhe presim nga ai një sezon të fortë, të jetë lideri ynë për edicionin e ri”, ka thënë Hughes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme