Nëse dështon Kane, Reali do të tentojë yllin tjetër anglez

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 16:28 | Nga

Real Madrid është duke u interesuar për një sulmues për verën e ardhshme.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që verën e ardhshme të transferojnë një sulmues.

Dëshira kryesore e trajnerit francez është sulmuesi fantastik i Tottenhamit, Harry Kane.

Transferimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi drejtuesit e Tottenhamit nuk duan ta shesin dhe po ashtu Realit mund t’i kushtonte deri në 200 milionë euro.

Sipas Don Balon, në rast se dështon ky transferim, atëherë Reali do të tentojë transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme