“Nëse duhet e kafshoj unë Suarez!”

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 12:43 | Nga

Të zotët e shtëpisë shpresojnë në një paraqitje dinjitoze në Botëror edhe pse në letër i favorizon vetëm fakti që luhet në tokën e tyre.

Në grup, Rusia përveç Egjiptit dhe Arabisë Saudite, ka edhe Uruguain e udhëhequr nga Luis Suarez. Por pavarësisht se latinët janë favoritë dhe kanë në kontingjentin e tyre yllin e Barcelonës, te Rusia nuk duken aspak të frikësuar, madje duket se kanë organizuar edhe “planin” si t’i ndalin. Për këtë ka folur mbrojtësi Kutepov.

“Frikë nga Suarez? Absolutisht jo. Nëse do të jetë e nevojshme e kafshoj unë Suarez”, tha mbrojtësi.

Por përveç Suarez, rusët do të kenë përballë edhe yllin egjiptian Salah, i cili mendohet se do të jetë gati për sfidën ndaj vendasve. Mbrojtësi është shprehur se shpreson që Salah të luajë pasi rritet niveli i futbollit, por thotë se edhe për të ndalur Salah e ka një plan.

“Unë shpresoj që ai të luajë kundër nesh sepse është një kampion dhe e rrit nivelin e futbollit. A kam frikë të përballem me të? Jo, sepse Ramos na e tregoi një mënyrë sesi mund ta ndalim”, ka thënë me shaka mbrojtësi rus, por shpresojmë të mbetet e tillë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme