Neymar dëshiron kalimin në Real para Kupës së Botës

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 08:39 | Nga

​Sulmuesi brazilian, Neymar dëshiron që të kompletojë kalimin në Real Madrid para se të fillojë Kupa e Botës.

Neymar nuk është i kënaqur me jetën në Paris dhe dëshiron të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Dëshira e tij është që të kthehet në Spanjë, por kësaj radhe te rivali më i madh i Barcelonës, Real Madrid, shkruan e përditshmja spanjolle, AS.

Sipas saj, Neymar besohet t’u ketë thënë shokëve të tij se pesë muaj në Paris i janë dukur si pesë vite dhe dëshiron të largohet nga atje.

Për më shumë, ai dëshiron që të transferohet në Real Madrid dhe shpreson se marrëveshja të arrihet para fillimit të Kupës së Botës.

Edhe Real Madrid ka prioritet kryesor Neymarin, ku edhe ka nisur javë më parë bisedimet me babin e tij.

Problem do të mbetet vetëm shifra e lojtarit, sepse thuhet se Presidenti i PSG-së, Nasser al Khelaifi nuk do të pranonte shitjen e tij për më pak se 400 milionë euro.

Neymar verën e kaluar nga Barcelona kaloi në PSG për 222 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme