Neymar dëshiron të kalojë te Reali para Botërorit

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 13:21 | Nga

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, raportohet se i ka thënë babait të tij se dëshiron që të kalojë te Real Madridit para Kampionatit Botëror që do të mbahet verës në Rusi.

26-vjeçari iu bashkua liderit të Ligue 1 në fillim të sezonit, por menjëherë nisën spekulimet se ai është i pakënaqur në Francë dhe dëshiron rikthimin në Spanjë.

Gazeta spanjolle “Sport” shkruan se Neymar ka folur me babanë e tij, që është edhe agjenti i tij, që të shtyjë përpara një kalim në Bernabeu para Botërorit që nis më 14 qershor.

Neymar ka shënuar 26 gola në sezonin debutues me PSG-në, por pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të pësuar së fundmi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme