Neymar: Jam lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dhe Messi janë nga tjetër planet

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 18:44 | Nga

Superylli i Brazilit, Neymar, beson se ai është futbollisti më i mirë në botë.

Sulmuesi i rrezikshëm i Selecaos këto pohime i bëri para ndeshjes hapëse të kombëtares së Brazilit të dielën ndaj Zvicrës.

Ai beson se është më i miri në botë, teksa cilëson Messin dhe Ronaldon si lojtarë jo prej këtij planeti.

“Dy lojtarët që janë mbi të gjithë të tjerët janë Ronaldo dhe Messi”.

“Me gjithë modestinë, unë jam lojtari më i mirë në botë, sepse ata janë nga një planet tjetër”, u shpreh Neymar në kanalin e YouTube Desimpedidos.

Neymari ka përfunduar dy herë në vendin e tretë në votimet për Topin e Artë.

Por, këtë vit nëse arrin të triumfojë në Kupën e Botës shumë lehtë braziliani mund të shpallet më i miri për herë të parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme