“Neymar në Madrid, thashethemet s’do ta shpërqendrojnë PSG-në”

Prishtinë | 13 Jan 2018 | 09:53 | Nga

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, insiston se gjiganti i Ligue 1 nuk do të shpërqendrohet nga thashethemet për Neymarin se mund t’i bashkohet Real Madridit.

Neymar, 25 vjeçar, është synimi kryesor i gjigantit nga La Liga pavarësisht se vetëm sa i është bashkuar PSG-së nga Barcelona, në gusht të verës që lamë pas, për 222 milionë euro.

Situata në PSG nuk është aspak e mirë, Edinson Cavani dhe Javier Pastore tashmë janë dënuar nga klubi francez pasi u rikthyen me vonesë nga pushimet dimërore.

Sido që të jetë, këto dhe thashethemet për Neymarin, Emery thotë se nuk do ta hutojnë klubin.

“Grupi është i fortë me mentalitet fantastik. Ishin të fortë në Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës dhe do të vazhdojnë të mbeten të tillë në përgatitje për ndeshjen me Real Madridin”, u shpreh Emery.

“Unë kam përvojë dhe e di që njerëzit nga jashtë mundohen të na prishin… disa njerëz që mund të kenë ndonjë interes për ta bërë këtë”.

“Për shembull, nëse lexon sot gazetat në Spanjë, në faqe të parë është Neymari se do të shkojë në Real Madrid. Këto gjëra nuk nga tronditin, nuk na shpërqendrojnë në atë që po bëjmë”, shtoi Emery.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme