Neymari në Madrid në vitin 2019

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 16:12 | Nga

Neymar është objektivi i Real Madridit, por braziliani mund të transferohet në Bernabeu vetëm në vitin 2019.

Real Madridi ka rritur ambiciet për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germaini, por klubi spanjoll do të tentojë blerjen e tij pas dy vjetësh, raporton Marca, transmeton Gazeta Express.

Braziliani, i cili kaloi në Paris për një shumë rekorde në futboll, raportohet se nuk është i lumtur te PSG-ja.

Trajneri i Madridit, Zinedine Zidane ka refuzuar të përjashtojë interesimin për 25-vjeçarin dhe sipas Marcas, transferimi i tij synohet në verën e vitit 2019.

Neymari e ka siguruar PSG-në se nuk do të largohet edhe sezonin e ardhshëm pasi synon trofeun e Ligës së Kampionëve brenda 18 muajve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme