Ronaldo fitues i çmimit “Topi i Artë”

Prishtinë | 12 Dhj 2016 | 19:28 | Nga

(E plotësuar) Cristiano Ronaldo është shpallur nga revista prestigjioze franceze “France Football” si fitues i çmimit më të madh individual “Topi i Artë”.

Ajo ka nisur publikimin e emrave, duke nisur nga vendi i 20-të.

Portugezi i Realit të Madridit ka fituar çmimin prestigjioz, që jepet këtë vit vetëm nga “France Football”. Ky është titulli i katërt që fiton Ronaldo. Ai ka triumfuar edhe në vitet 2008, 2013 dhe 2014.

Në renditjen finale, Ronaldo mori këtë vit 745 pikë, duke krijuar një shkëputje të ndjeshme nga ndjekësit e tij, mes të cilëve Mesi dhe Grizman.

Në listën e shpallur mungon ende renditja nga vendi i dytë në të pestin:
1. Cristiano Ronaldo
6 – Garet Bejl
7 – Riad Mahrez
8 – Xhemi Vardi
9 – Pepe
9 – Xhanluixhi Bufon
11 – Pier-Emerik Aubamejang
12 – Rui Patricio
13 – Zlatan Ibrahimoviç
14 – Arturo Vidal
14 – Pol Pogba
16 – Robert Levandoski
17 – Dimitri Paje
17 – Luka Modriq
17 – Toni Kros

Të ngjashme