Nora e Distria kthehen të arta nga Haga

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 18:56 | Nga

Nuk zgjati më shumë se 34 sekonda lufta e Distria Krasniqit për medaljen e artë në Grand Prix të xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandës.

Xhudistja jonë mposhti në finale me Ippon, Estrella Lopez, të Spanjës, në kategorinë -52 kg.

Kjo është medalja e dytë e artë e Distria Krasniqit, brenda një jave. Javën e kaluar fitoi në Evropianin U-23.

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova i ka sjell medalje të artë Kosovës, nga Grand Prix i xhudos.

Nora në kategorinë -57 kilogramë, mposhti në finale gjermanen, Theresa Stoll.

Ky është një tjetër sukses i madh i xhudos, pasi vetëm një javë më parë fituan të artën dhe të argjendtën në Kampionatin Evropian U-23. Nesër, garon edhe xhudisti tjetër, Akil Gjakova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme