Not, dy të arta të tjera për Michael Phelps

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 15:36 | Nga

Të gjithë në këmbë për Michael Phelps. Kampioni i madh amerikan i notit ka fituar medaljen e artë të radhës në finalen e 200 metrave stil flutur në Olimpiadë. Me kohën 1’53″36, Phelps bën të vetën medaljen e artë numër 20 (24 medalje në total).

 Medalje argjendi për japonezin Masato Sakai dhe bronzi për hungarezin Tamas Kenderesi.

Por, nata triumfuese e Michael Phelps nuk mbaroi me kaq. Kampioni amerikan fitoi një tjetër medalje të artë në stafetën 4×200 stil i lirë. SHBA la pas Britaninë e Madhe dhe Japoninë.

Në këtë mënyrë, medaljet e arta të Phelps në Lojërat Olimpike shkojnë në 21 (25 në total).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme