Nowitzki nënshkruan kontratë me Dallas Mavericks

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 12:52 | Nga

Basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki (39) ka vazhduar kontratën edhe për dy vite të tjera me ekipin e NBA-së Dallas Mavericks.

Në një deklaratë nga klubi konfirmohet se është rinovuar kontrata me Nowitzkin, por nuk janë theksuar detajet e kontratës.

Mediat amerikane theksojnë se Nowitzki ka nënshkruar kontratë dyvjeçare prej 10 milionë dollarësh.

Nowitzki në 19 sezonet e fundit mbanë fanellën e Dallas Mavericks, me të cilën në vitin 2011 u bë kampion. Për këtë ekip ka shënuar 30.260 kosha.

I famshmi “Kapiten Dirk” në një ekip të vetëm të NBA-së ka regjistruar 1394 ndeshje, kurse mesatarja e tij për lojë është 21.7 pikë, 7.8 kërcime dhe 2.5 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme