Oferta e Unitedit për Fabinhon

Prishtinë | 03 Kor 2017 | 10:05 | Nga

Manchester United ka arritur të sigurojë Ligën e Kampionëve pasi ka fituar trofeun në Ligën e Evropës.

Jose Mourinho kërkon ta rikthejë si pretendent në garën më të madhe sportive në Evropë ekipin e tij.

Kësisoj ‘Djajtë e Kuq’ janë duke tentuar me çdo kusht transferimin e lojtarëve të mëdhenj.

Mesfushori brazilian i Monacos, Fabinho është dëshira e madhe e Jose Mourinhos për ta transferuar në United.

Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, ‘Djajtë e Kuq’ tanimë kanë bërë një ofertë të lartë për Fabinhon.

Besohet se Monaco ka një ofertën në tavolinë prej 50 milionë funteve për ta lënë të lirë yllin e tyre.

Përveç Unitedit, në garë për brazilianin mbetet edhe Paris Saint Germain.

Në edicionin e fundit me fanellën e Monacos, Fabinho ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat.

Të ngjashme