Ofertë e majme nga Kina për Nasrin

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 09:10 | Nga

Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri, ka marrë një ofertë të majme nga klubi kinez, Shanghai Shenhua.

Sipas The Sun, francezit i janë ofruar 275.000 funte (312.000 euro) në javë që ta vazhdojë karrierën në Superligën kineze.

Në sezonin e kaluar, 29-vjeçari ishte i huazuar te Sevilla, ndërsa tash dëshiron të transferohet në baza të përhershme.

Klubet kineze që po vazhdojnë me oferta marramendëse, i kanë bërë një të tillë edhe Nasrit, i cili është duke e shqyrtuar.

Nga ana tjetër, ai kërkohet edhe nga klubet, si Milan, Besiktas dhe Galatasaray.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme