OSBE kërkon depolitizim të sportit

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 14:38 | Nga

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas njoftimit se autoritetet serbe nuk i kanë lejuar Kombëtaren e Kosovës në Karate të hyjnë në territorin serb për të shkuar në Novi Sad, ku do të merrnin pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë.

Përmes një komunikate, Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se dëshiron të ripërsërisë thirrjen e vet për depolitizim të sportit dhe që të bëhen të gjitha përpjekjet që ngjarjet sportive të mbahen pa ngarkesa politike.

“Ngjarjet sportive janë një mundësi për ndërtim të besimit dhe për nxitje të bashkëpunimit, andaj edhe duhet të mbahen në secilin rast. Dialogu konstruktiv është bazë për arritjen e këtij qëllimi”, thekson Misioni i OSBE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme