Owen: Liverpool mund ta fitojë Premier Ligën këtë sezon

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 16:09 | Nga

Liverpooli ende ka shanse për të garuar për titullin e kampionit të Premier Ligës me Manchester Cityn, sipas njërit prej ish-yjeve të Anglisë.

Michael Owen thotë se është tepër herët të hedhet poshtë mundësia për skuadrën e Jurgen Klopp që ta sfitojë Manchester Cityn për titullin e kampionit në Premier Ligë këtë sezon, transmeton Express.

Liverpool është në vendin e pestë më 12 pikë më pak se lideri City pas 11 ndeshjeve të luajtura, pasi po ashtu u turpërua nga City në “Etihad Stadium” më rezultat 5-0 në fillim sezon.

“Jemi herët në sezon dhe është vështirë të përjashtomë çfarëdo mundësie. Momentalisht, ekziston një hendek i madh mes të tjerëve dhe Manchester Cityt. Por ka shumë futboll për t’u luajtur. Liverpool do të jetë në fazën e radhës të Ligës së Kampionëve dhe në të gjitha garat tjera. Edhe pse është disa pikë mbrapa, jemi veç në fillim të sezonit”, ka thënë ish-sulmuesi i Liverpool dhe Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme