Pajaziti jep dorëheqje nga posti i trajnerit të Dritës

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 13:06 | Nga

Sadat Pajaziti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i trajnerit të Dritës.

Këtë vendim kryetrajneri Pajaziti e ka marrë të dielën pas humbjes në shtëpi nga Hajvalia 1:0.

“Pas përfundimit të ndeshjes Drita – Hajvalia është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Klubit dhe shtabit teknik të Dritës. Në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e kampionatit dhe shkaqet për formën jo të mirë të klubit. Andaj si pasojë e këtyre rrethanave kryetrajneri Sedat Pajaziti i ofroi dorëheqjen e parevokueshme Kryesisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme