Pamje të reja të rrahjes mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës

Prishtinë | 21 Maj 2018 | 11:18 | Nga

Një grup tifozësh të klubeve të futbollit Prishtina dhe Drita janë përfshirë në një përleshje dje në Pejë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për titullin e kampionit, e cila u zhvillua në stadiumin “Shani Haxhiislami”.

Incidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Pejës gjersa edhe para fillimit të ndeshjes ka pasur fërkime të vogla mes dy grupeve të tifozerive.

Në pamjet e siguruara nga Kallxo.com shihet një aksident komunikacioni kur dy vetura ndeshen duke rrezikuar njerëzit anash rrugës, dhe më pas reagimin e tifozëve, intervenimin e policisë dhe disa persona të lënduar.

Ndryshe, Prishtina dhe Drita janë ndarë të barabartë duke mos mundur të tundin rrjetat e njëra-tjetrit.

Theksojmë se ky ishte titulli i dytë pas lufte i skuadrës gjilanase në saje të 67 pikëve, përkatësisht tre më tepër se prishtinasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme