Panamaja e vendosur për paraqitje të dinjitetshme në Botërorin debutues

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 10:57 | Nga

Seleksionuesi i Panamasë, Hernan Dario Gomez, beson se skuadra e tij është kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës më herët se që është dashur dhe ambiciet e tij janë që përfaqësuesja të bëjë paraqitje të dinjitetshme.

Për dallim prej shumicës së shteteve latinoamerikane, futbolli nuk ka traditë të pasur në Panama dhe është dukshëm prapa boksit, bejzbollit dhe basketbollit në popullaritet, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por, futbolli ka nisur të fitoj në popullaritet dhe po ashtu po rriten sukseset.

Panamaja as që ishte futur në eliminatore për Kupë të Botës deri para turneut të vitit 1978, por kjo ndryshoi dhe në dekadën e fundit është bërë një forcë për t’u llogaritur në të, në Amerikën e Veriut, të Mesme dhe Karaibe (CONCACAF).

Që nga viti 2005, Panamaja ka arritur dy herë në finale në kampionatin e CONCACAF-it të njohur si Gold Cup dhe në gjysmëfinale në dy herë të tjera.

Në vitin 2015 u mposht nga Meksika në gjysmëfinale pas shtesave, ku Meksika realizoi golin e barazimit në minutën e 10-të të shtesës nga penalltia dhe realizoi në vazhdime edhe një gol tjetër nga penalltia. Panamaja më pas fitoi ndeshjen për vend të tretë kundër SHBA-së pas penalltive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme