Panik te Napoli, Hysaj pëson një goditje në kokë gjatë stërvitjes

Prishtinë | 17 Kor 2018 | 17:55 | Nga

Në stërvitjen e sotme te Napoli, ka pasur momente frike për Elseid Hysajn. Shkodrani pësoi një goditje në kokë, dhe ishte për disa minuta nën vëzhgimin e mjekëve.

Hysaj më pas u largua me një qese akulli në kokë, teksa te Napoli i kishte kapluar ankthi.

Gjithsesi, ishin vetë mjekët e klubit napolitan që dhanë sigurinë se ky dëmtim nuk ishte asgjë serioze dhe Hysaj pritet ta kalojë shumë shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme