Parashikim: Man City – Liverpool

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 09:18 | Nga

Manchester City do të ketë përballë sfidën e vështirë për rikthimin e madh ndaj Liverpoolit pas një ndeshje të parë të tmerrshme – por a do t’ia dalin kampionët e ardhshëm të Anglisë?

Vendi: Ettihad Stadium, Mançester
Koha: 10 prill, e mërkurë, 20:45

Lajmet rreth ekipeve

Manchester City

Sergio Aguero është rikthyer nga lëndimi i tij në gju në derbin ndaj Unitedit dhe pritet të startojë ndaj Liveproolit.

Kevin De Bruyne dhe Kyle Walker op ashtu kthehetn në 11-she startuese duke parë që e kishin pushim ndaj Unitedit.

Mbetet të shihe nëse Vincent Kompany do të mund të startojë në tri ndeshje për një javë, që do të thotë se John Stones mund të thirret për të filluar ndeshjen nëse do të tejkalojë një lëndim të lehtë.

Liverpool

Emre Can dhe Jordan Henderson nuk luajnë në këtë dual, që përbën një problem për Liverpoolin.

Mohamed Salah nuk ishte rrezikuar në derbin ndaj Evertonit për shkak të një lëndimi në ije, por pritet që të luajë ndaj Cityt.

Roberton, Arnold, Firmino dhe Chamberlain po ashtu kthehen në 11-she startuese.

Fakte

Liverpooli ka shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli nuk ka pranuar gol në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli është i pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Cityt në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjet mes Cityt dhe Liverpoolit janë shënuar gjithmonë së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet ef undit në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Analiza

A po vjen kriza e Cityt në momentin më të keq të mundur? “Qytetarët” duhet të shënojnë së paku tri gola për të pasur një mundësi për të qëndruar në Evropë.

Liverpooli me një këmbë është në gjysmëfinale pas fitores prej 3-0, por duhet të shënojë së paku një gol në këtë përballje, gjë që është shumë e mundur.

City i ka gjasat e veta për një rikthim të madh, por Liverpooli nuk do ta lëshojë nga dora këtë mundësi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Parashikimi: Manchester City 3-1 Liverpool

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme