Pas “Adem Jasharit” edhe stadiumi i Prishtinës po bëhet gati (Foto)

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 08:41 | Nga

Mbrëmë për herë të parë stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë provoi ndriçimin dhe lëshoi tingujt e Ligës së Kampionëve. Vetëm me pak riparim stadiumi olimpik u bë tejet i bukur dhe me pamje mahnitëse, shkruan IndeksOnline.

Në rrugë të duhur është duke shkuar edhe stadiumi i kryeqytetit në Prishtinë, i cili pritet të përfundoj gjatë muajit gusht.

Disa foto të bëra nga faqja e futbollit kosovar në Twitter “Kosovanfooty”, shihen punimet që janë duke shkuar brenda stadiumit prishtinas.

Kujtojmë se në stadiumin e Mitrovicës “Adem Jashari” pritet të luajnë skuadrat që kanë siguruar kualifikimet për në Ligën e Kampionëve (Trepça ’89) dhe në Europa Ligë (Prishtina)./IndeksOnline/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme