Pas stuhisë në Champions, City kërkon këndelljen në derbin e Premier Leagues

Prishtinë | 14 Pri 2018 | 11:16 | Nga

Pasi përjetoi tri humbje për një javë, përfshirë edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve, Manchester City i kthehet “biznesit” në Premier League, ku prin bindshëm.

Megjithatë, skuadra e Cityt ka një punë të vështirë të shtunën, pasi do të luajë përballë Tottenhamit. Derbi i takon xhiros së 33-të në kampionatin anglez dhe do të zhvillohet sot në “Wembley” të Londrës prej orës 20:45.

City prin në klasifikim me 84 pikë, derisa Tottenhami zë vendin e katërt me 67 pikë të mbledhura. Pozitën e dytë e mban Manchester Unitedi (71), i përcjellë nga Liverpolli, që ka 67 pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar. Me fitore ndaj Tottenhamit, të përcjellë me humbje eventuale të Manchester Unitedit në shtëpi nga West Bromwichi, atëherë City zyrtarisht do të shpallej kampion. Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe gjashtë xhiro për t’u zhvilluar.

Skuadra e Pep Guardiolas ka mundur që vikendin e shkuar të festonte titullin në “Etihad Stadium”, por humbja nga Manchester Unitedi (3:2) bëri që festa të shtyhej. Kjo disfatë erdhi mes dy humbjeve nga Liverpooli në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku City fillimisht pësoi në udhëtim 3:0 e më as 2:1 në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme