Pastore: Mund të transferohem në Itali

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 10:39 | Nga

Pastore e ka “kërcënuar” me PSG-në me largim nëse nuk luan më shumë.

Javier Pastore ka shënuar dje gol në fitoren prej 4:1 të PSG-së kundër Nantes. Argjentinasi nuk po gjen shumë hapësirë në formacionin e Unai Emery dhe nuk e ka hedhur poshtë mundësin e largimit gjatë verës.

Pastore tha se ndoshta mund të kthehet në Serie A, që e sheh si destinacionin e ardhshëm nëse e lë PSG-në.

“Mendoj se është normale për një lojtar që dëshiron të luajë gjithmonë, por për këtë vendos trajneri”, tha Pastore.

“Nëse mund të luaj si kundër Nantes, atëherë do të jem mirë. Gjithashtu duhet të tentojë të qëndroj sa më i shëndosh dhe të mos lëndohem”, shtoi ai.

“Dua të shkoj në Botëror, por nëse trajneri e sheh që nuk po luaj, atëherë do të jetë e vështirë të më zgjedh. Nuk po mendoj tani për tani për transferim, dua të japë më të mirën për këtë klub”.

“Sevilla interesohet? Është më shumë e mundshme që të shkoj në Itali”, u përgjigj Pastore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme