Paul Pogba dëshiron të kthehet në Juventus

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 13:54 | Nga

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, dëshiron të kthehet në Juventus në afatin kalimtar veror, sipas Tuttosportit.

Përfaqësuesi francez është kritikuar ashpër në “Old Trafford” që prej transferimit para dy viteve dhe tani thuhet se mallëngjyer për t’u kthyer në Itali.

Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke punuar me zell për ta arritur marrëveshjen, edhe pse Pogbas do t’i duhej të pranonte ulje page.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain është duke e vëzhguar situatën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme