Për Balen 100 milionë euro

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 12:47 | Nga

Manchester United nuk do të shkojë më lartë se 100 milionë euro për ta sjellur Gareth Balen në Premier Ligë, shkruan Dario Gol.

Ish-ylli i Spursave në Real Madrid u transferua për përafaërsisht të njëjtën shumë të parave.

Prandaj, me këtë çmim, vështirë se do ta shesin madrilenët.

U mendua se pas kalimit të Neymar në PSG për shifrën 220 milionë United do të duhet ta ngrisë ofertën, por Djajtë kanë lajmëruar se nuk e kanë ndërmend të bëjnë një gjë të tillë.

Të ngjashme