Për Pejën s’ka shpresë

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 09:07 | Nga

Skuadrat me emër dhe ato që synojnë të bëjnë emër në basketbollin kosovar, kanë bërë lëvizje të shumta në ditët e fundit para fillimit të stinorit pranveror në IP Superligë, shkruan sot Koha Ditore.

E heshtur ka mbetur vetëm Peja, që deri këtë edicion ishte prej shtyllave kryesore të basketbollit në vend. Peja e nis stinorin pranveror nga pozita e gjashtë dhe ata pak njerëz që kanë mbetur te skuadra e verdhë janë të vetëdijshëm që mburrja e dikurshme e Dukagjinit po rrëshqet drejt kategorisë së dytë.

Peja në 14 xhirot e stinorit pranveror të kampionatit të Kosovës do të luajë vetëm me njomakë, lojtarë të grupmoshës së juniorëve e kadetëve.

Me lojtarë fare të rinj në moshë dhe pa përvojë në Superligë, sigurimi i ndonjë fitoreje pritet të jetë sfidë e madhe për Pejën. Dhe pa fitore, mbetja në elitë do të jetë mision shumë i vështirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme