Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll shpreson në fitore ndaj Lituanisë

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 14:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, më 24 nëntor, do të përballet me Lituaninë për kualifikimet evropiane për kupën e botës “Kina 2019”. Përzgjedhësi dhe lojtarët po shprehen optimistë për fitore.

Përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg,  tha se është e rëndësishme që Kosova gjendet në mesin e 32 përfaqësuesve për kupën e botës. Greenberg shprehet krenar që ka kontribuar në sukseset e Kosovës në basketboll. Me të njëjtin optimizëm për fitore u shprehën edhe lojtarët e tjerë.

Lis Shoshi tha se është kënaqësi që Kosova të luaj në këtë nivel, duke pasur parasysh se shteti me të cilin është në garë renditet i gjashti në botë. Edhe Scott Bamforth shpreson se do të jetë në formë të mirë sikurse edhe në Dinamo. Bamforth tha se do të bëj më të mirën që të shënoj fitore.

Ndërsa, Greenberg bashkë me lojtarët tjerë shprehën keqardhje për lëndimin e Erjon Kastratit, i cili do t’i pamundësoj të jetë pjesëmarrës në lojërat e planifikuara.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Lituaninë më 24 nëntor.

Të ngjashme