Përfaqësuesja e Kosovës në pinpong pret Norvegjinë

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 15:50 | Nga

Me 27 mars 2018 në pallatin e rinisë në Prishtinë – Kosova do të jetë nikoqire e Norvegjisë, në kuadër të fazës së parë të Kampionatit Evropian të Pingpongut rrethi i dytë”2018-2019 European Table Tennis Championships”.

Pas ndeshjes së parë të zhvilluar në Izrael, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Norvegjisë në Prishtinë. Kosova, Italia, Izraeli dhe Norvegjia janë në grupin B2.

Reprezentacioni i meshkujve të martën, duke filluar nga ora 18:00, në palestrën e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë do të ballafaqohet me pingpongistët nga Norvegjia, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë të në Kampionatin Evropian 2018-2019.

Selektori Yll Bislimi ka përzgjedhur talentët Fatih Karabaxhakun dhe Kreshnik Mahmutin si dhe Mentor Shabanin dhe Baton Çitakun për këtë sfidë të radhës për Kosovën.

Unioni Europian i Pingpongut (ETTU – Europena Table Tennis Union) ka caktuar gjyqtaren sllovene, znj. Milana Kremelj, refer nderkombetar, për të mbikëqyrë  ndeshjen Kosova – Norvegji. Ndërsa drejtësinë do ta ndajnë dyshja Kosovare me licencë ndërkombëtare Abedin Bahtiri dhe Jeton Beqiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme