Përfaqësuesja kundër Bullgarisë luan për nder të Sinanit të ndjerë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 15:35 | Nga

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të luajë kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”. Këtë ndeshje Kosova do ta luajë për nder të basketbollistit të ndjerë, Gazmend Sinani.

Në një konferencë për media në të cilën morën pjesë kapiteni Dardan Berisha, basketbollisti Erjon Kastrati, përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është bërë e ditur se ndeshja do të jetë falas për publikun.

“Hyrja për ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët të enjten dhe dielën do të dalin në fushë dhe do të luajnë për Gazin”, thuhet në njoftim.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Gazmend Sinani vdiq të shtunën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në Gjakovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme