Përfundon gara edhe për Rita Zeqirin

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 18:20 | Nga

Notarja kosovare, Rita Zeqiri ka dështuar të kalojë më tej në garat e notit, stilin shpinë në 100 metra.

Ajo ka garuar në baterinë e parë me Afoa Evelina nga Samoa dhe Gaurika Singh nga Nepali, transmeton Koha.net.

Zeqiri ka përfunduar e treta, me kohë 1:12.31, ndërsa e para ishte nepalezja Singh me kohë 1:08.45, e përcjellur nga Evelina Afoa me kohë 1:08.74.

Rita Zeqiri ka përfunduar ëndrrën olimpike bashkë me Urata Ramën dhe Qëndrim Gurin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme