Përfundon turneu në Beach Volley

Prishtinë | 13 Gus 2017 | 20:28 | Nga

Ka përfunduar turneu i parë i Kampionatit të Kosovës në Beach Volley në konkurencen e seniorëve.

Në ditën e dytë të Kampionatit janë zhvilluar ndeshjet për vend të tretë dhe ato finale.

Në konkurencen e femrave në finale u takuan dyshja Jashari/Ramadani kundër dyshes Ibrahimi/Sylejmani. Vendin e tretë ndërkaq arritën ta fitojn dyshja Behrami/Deliu.

Në konkurencen e meshkujve vendin e parë e fituan dyshja Berisha/Mustafa, të cilët në finale mposhten dyshen Lajçi/Berisha. Vendin e tretë e fituan Nikqi/Gjinovci.

Renditja përfundimtare:

Femrat
1. Vildane Jashari/ Valmira Ramadani
2. Nazmie Ibrahimi/Dhuratë Sylejmani
3. Sherife Behrami/Florentina Deliu

Meshkujt
1. Armend Berisha/Faton Mustafa
2. Skender Lajçi/Adriatik Berisha
3. Bahri Gjinovci/Valon Nikqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme