Personi që mund të marrë drejtimin e Spanjës pas shkarkimit të Lopeteguit

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 12:59 | Nga

Deklarata e djeshme e selektorit të Spanjës, Julen Lopetegui, se ka pranuar marrëveshjen me Real Madrid që të caktohet në stolin e skuadrës madrilene nga sezoni i ardhshëm, bëri bujë të madhe.

Ky vendim i përzgjedhësit të Spanjës, shkaktoi një zinxhir reagimesh, me ç’rast presidenti i Federatës së futbolli spanjoll, Luis Rubiales, shprehu nervozizmin e tij për këtë vendim të befasishëm dhe të paparalajmëruar për presidentin, çka solli deri te shkarkimi i Lopeteguit vetëm pak çaste më parë, transmeton Insporti.

E derisa sa edhe zyrtarisht u shkarkua Lopetegui vetëm një ditë para fillimit të Botërorit, favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e “Furisë Së Kuqe”, po shihet Fernando Hierro, i cili momentalisht është në pozitën e drejtorit sportiv në Federatën e futbollit spanjoll.

Hierro gjatë karrierës së tij si futbollist, pjesën më të madhe e kaloi te skuadra e Real Madrid, ku edhe në vitin 2014, pasi ishte tërhequr nga futbolli aktiv, mori rolin e asistentit te “Los Blancos”.

Nga viti 2016-2017, ishte trajneri i Oviedos, ku më pas u caktua edhe në rolin që mban sot në Federatën e futbollit të Spanjës.

Të ngjashme