Pique rrëfen për tmerrin që ia shkaktoi Van Gaali

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 11:44 | Nga

Gerard Pique ka rrëfyer se Louis van Gaal dikur i kishte thënë se nuk është “shumë i fortë” për të luajtur për Barcelonën.

Pique po kalonte nëpër fazat e akademisë së Blaugranas kur ai ishte shtyrë përtokë nga trajneri i atëhershëm Van Gaal, i cili i kishte thënë spanjollit se nuk do t’ia dilte mbanë në klub.

“Ju nuk e dinit se ai do të ishte trajner i ekipit të parë. Ai më shtyri, më hodhi përtokë. Ai më tha se nuk isha mjaftueshëm i fortë për të qenë lojtar i Barcelonës”, ka thënë Pique.

“Ai më shkatërroi. Në Barcelonën ne nuk shkonim në gym deri në moshën 18-vjeçare. Kjo ishte e vështirë”.

Që nga ajo kohë, Pique i tregoi Van Gaalit se e kishte vlerësuar gabim. Spanjolli ka fituar një numër të madh trofesh me Barcelonën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme