Pirlo: Dybala nuk po punon shumë

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 13:25 | Nga

Andre Pirlo ka thënë se mesfushori i Juventusit me tipare sulmuese, Paulo Dybala, nuk është duke punuar shumë.

Dybala i ka luajtur vetëm 100 minuta në 270 minuta sa ka mundur t’i luajë në këtë stinor, dhe ish-lojtari i Juventusit, Pirlo, i ka disa këshilla për të, transmeton Gazeta Express.

“Pranimi se nuk do të jesh startues në këtë fazë të stinorit nuk është e lehtë për dikë”, ka thënë Pirlo.

“Paulo do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të luajtur më shumë, nëse ai ushtron me vullnetin si të Ronaldos atëherë do të jetë shumë e vështirë për ta lënë jashtë formacionit”.

“Kur nuk luan, do të thotë se duhet të punosh më shumë”.

Ish-mesfushori i Milanit kaloi te Juventusi në verën e vitit 2011 si transferim i lirë, ai bëri 164 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 19 gola dhe i ka bërë 38 asistime.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme