Pjaca është i Juves, ky është numri që do bartë në Juventus

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 13:24 | Nga

Çdo gjë ka përfunduar për kalimin e Marko Pjacas te Juventusi, tani më ai është një Bianconer.

Ylli i Dinamo Zagrebit, ka mbërritur në Torino për t’i bërë testet mjekësore, e më pas të nënshkruajë kontratë që e lidh me klubin torinez deri më 2020. Pjaca te Zonja e Vjetër do të bartë numrin 20, i cili u lirua pas largimit të Padoin.

Talenti kroat tashmë është një Bianconer dhe për këtë nuk ka dyshime. Pjaca ka shënuar 12 gola në sezonin e kaluar dhe kartoni i tij kushton rreth 20 milionë euro, shifër që klubi italian ishte i gatshëm ta paguajë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme