Po martohet Lionel Messi

Prishtinë | 15 Dhj 2016 | 09:14 | Nga

Lionel Messi ka të ngjarë të martohet në vitin 2017 me dashurinë e jetës Antonella Roccuzzo.

 Çifti janë së bashku që kur ishin adoleshentë dhe u rritën në provincën Santa Fe të qytetit të Rozarios, përpara se Messi të zhvendoset në moshën 13 vjeçare në Kataloni.

Messi dhe Antonella kanë dy fëmijë, Thiago dhe Mateo, por deri tani nuk kanë shkuar në altar.

Sipas gazetarit Juan Pablo Varsky, mik i familjes Messi, kjo do të ndryshojë dhe se “çifti do të bëj në Argjentinë një dasmë vitin e ardhshëm. Do të ketë një festë të madhe ku do të jetë i ftuar i gjithë qyteti i Rozarios.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme