Pochettino: Jam i kënaqur me performancën e ekipit, por i zhgënjyer për rezultatin

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 09:14 | Nga

Edhe pse doli i mundur nga “San Siro”, trajneri i Totenhemit, Mauricio Pochettino, është mëse i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, por mbetet i zhgënjyer vetëm prej rezultatit, pasi sipas tij meritonin më shumë.

“Jam i kënaqur me performancën e ekipit, por i zhgënjyer dhe i mërzitur për rezultatin, pasi meritonim më shumë”, tha fillimisht ai.

“Vetëm në dy aksione, pësuam dy gola. Kishim gjithçka në kontroll deri tek goli i parë i Interit. Më pas, kur futesh në atë rrjedhë negative, është shumë e vështirë të ndryshosh. Kështu është futbolli, bëmë një gabim dhe e paguam. Tani na mbetet vetëm të punojmë më fort”, deklaroi Pochettino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme