Pogba e paralajmëron PSG-në: Do të vij por vetëm nëse qëndron Neymari

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 15:22 | Nga

Paul Pogba ia ka bërë me dije Paris Saint-Germainit se është i interesuar të transferohet në kryeqytetin francez, por vetëm nëse merr garanci se Neymar vazhdon të jetë lojtar i liderit të Ligë 1.

Sipas parisunited.net, uebsajtit të specializuar për informacione rreth PSG-së, Paul Pogba do të jetë përforcimi i radhës i gjigantit francez, dhe për më tepër atij mund t’i bashkohet edhe një yll tjetër i Manchester Unitedit rrugës për në Paris, Anthony Martial.

Gjithmonë sipas burimeve të uebsajtit francez dhe disa mediave britanike, Pogba ia ka bërë me dije PSG-së se ai pajtohet të kalojë nga “Old Trafford” në “Parc des Princes” me një kusht: “Vij, por vetëm nëse Neymar vazhdon të jetë pjesë e skuadrës”.

Kujtojmë se e përditshmja gjermane “Bild” raportoi dje se PSG-ja ka arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, i cili do të jetë trajner i skuadrës nga sezoni i ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme