Pogba: Kjo ishte arsyeja e rikthimit te Manchester United

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 16:31 | Nga

Paul Pogba ka rrëfyer për ‘Sky Sports’ arsyen e rikthimit te Manchester United.

Francezi u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë verën e kaluar, ku nga Juventusi për 105 milionë euro iu bashkua ‘Djajve të Kuq’.

Edhe pse ishte në dijeni se me kalimin te Manchester United nuk do të luante në Ligën e Kampionëve, Pogba ka treguar arsyet e rikthimit në ‘Old Trafford’.

“Ishte një sfidë e madhe për mua, e dija se nuk do të luaja në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Pogba, përcjell lajmi.net.

“I thash vetes: Unë dua që Manchester United të rikthehet sërish në maje. A jemi në rrugën e duhur? Ne vitin e kaluar fituam trofe dhe u rikthyem në Ligën e Kampionëve. Kjo skuadër po përmirësohet dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka shtuar 24 vjeçari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme