Policia gjermane: Cak i sulmit ishte ekipi i Borusias

Prishtinë | 12 Pri 2017 | 10:25 | Nga

Policia gjermane në të gjitha drejtimet është duke hetuar sulmin e mbrëmshëm ndaj autobusit me lojtarët e Borussia Dortmundit dhe besojnë se cak i sulmit ishin lojtarët e klubit.

Në afërsi të sulmit ndaj autobusit me lojtarët e Borusia Dortmund, policia ka gjetur një letër në të cilën merret përgjegjësia për sulmin, duke mos përmendur detaje për përmbajtjen e saj deri sa të verifikohet vërtetësia e saj.

Më parë, drejtori i administratës së policisë së Dortmundit Gregor Lange tha se bëhet fjalë për sulm të shënjestruar ndaj lojtarëve të Dortmundit dhe se po bëhen hetime për vrasje në tentativë.

Hans-Joachim Watzke: Jemi të tronditur

Hans-Joachim Watzke, drejtori i Borussia Dortmund, pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të autobusit të klubit, ka thënë se janë të tronditur dhe se bëhej fjalë për sulm me bombë.

Watzke theksoi se ndaj autobusit është kryer sulm me bombë dhe se janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas tij, sulmi ndaj autobusit është kryer menjëherë me të dalur nga hoteli ku ishin vendosur lojtarët e klubit. Watzke ka konfirmuar se është plagosur lojtari Marc Bartra.

Po ashtu edhe trajneri i Borusisë së Dortmundit Thomas Tuchel ka thënë se janë të tronditur.

Tre shpërthime kanë ndodhur mbrëmë në afërsi të stadiumit të Dortmundit, ku klubi gjerman duhej të luante ndeshjen e parë të çerekfinales të Ligës së Kampionëve kundër AS Monaco.

Nga shpërthimi është plagosur mbrojtësi Marc Bartra, i cili ndodhej pranë xhamit. Sipas mediave gjermane, ai ka thyer kyçin dhe dorën dhe iu nënshtrua operacionit. Policia tha se edhe polici i cili ishte me motor në shoqërim të autobusit me lojtarët ka pësuar tronditje.

Ndeshja e anuluar e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe AS Monaco do të luhet sot në ora 18:45.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme