Policia ndalon Kukësin në Austri, merren në pyetje trajneri dhe gjashtë lojtarë

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 10:47 | Nga

Lajme të këqija nga Austria, atje ku skuadra e Kukësit së fundmi ka zhvilluar fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik. Gazeta “Panorama Sport” raporton se verilindorët mbrëmë janë ndaluar nga policia austriake. Lojtarë dhe drejtues të klubit kampion janë marrë në pyetje dhe u janë konfiskuar telefonat.

Enea Koliçi, Ervis Koci, Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha dhe Simon Rrumbullaku janë lojtarët të cilëve u është kërkuar informacion, por edhe trajnerit Ernest Gjoka.

Klubi deri tani nuk ka konfirmuar asgjë, madje në mesnatë sqaroi me një postim në “Facebook” se skuadra ishte në hotel, por duket se kjo situatë lidhet me ndeshjet e fundit miqësore, pas akuzave nga “Federbet” për trukime.

Pas marrjes në pyetje, të gjithë janë lënë të lirë, por ende nuk ka një sqarim zyrtar për këtë ngjarje, e cila padiskutim që është njolla e radhës e futbollit shqiptar, si ajo e Skënderbeut një vit më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme